November 28, 2025
1 min read

Hong Kong, numri i viktimave në rritje

Autoritetet në Hong Kong kanë konfirmuar se numri i viktimave nga zjarri shkatërrues në kompleksin e banesave është rritur në 128, ndërsa bilanci pritet të rëndohet edhe më tej. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari për Sigurinë, Chris Tang, në një konferencë për media të premten pasdite.

Tang paralajmëroi se shifrat mund të rriten, pasi rreth 200 persona ende nuk dihet se ku gjenden dhe nuk është arritur të vendoset kontakt me ta. Ndërkohë, të paktën 79 persona janë raportuar të plagosur nga zjarri, i cili po cilësohet si një prej fatkeqësive më të rënda urbane në historinë e qytetit.

Autoritetet bënë të ditur se kanë pranuar gjithsej 467 kërkesa për persona të zhdukur, ndërsa 39 prej tyre janë konfirmuar se kanë humbur jetën.

Hetimet për shkaqet e zjarrit vazhdojnë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit po punojnë në kushte tejet të vështira për të gjetur të mbijetuar.

https://guxo.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Marco Rubio uron 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: “Partneriteti me SHBA-në është më i fortë se kurrë”

Next Story

“Vrapimi i Nëntorit” nis festimet në Prekaz me pjesëmarrje rekord prej 400 garuesish

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop