November 27, 2025
1 min read

Durrës, 14-vjeçari që goditi shokun në zemër, mbetet në burg

14-vjeçari M. K., i cili dy ditë më parë goditi me thikë në zemër 15-vjeçarin E. B. në lagjen nr. 14//1 në Durrës, do të qëndrojë në paraburgim. Ai është paraqitur sot në Gjykatën e Durrësit për vleftësimin e arrestit të kryer nga policia.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të moshës së të miturit, ndërsa gjyqtari Elvis Sulejmani ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin. Ai dyshohet për veprat penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë, 15-vjeçari i plagosur rëndë po vazhdon trajtimin në reanimacionin e spitalit të Durrësit. Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa mjekët e monitorojnë vazhdimisht. Viktima ka marrë dy plagë në zemër dhe është mbajtur në jetë falë një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale që spitali e ka vlerësuar si rast suksesi.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy adoleshentëve dyshohet se ka nisur nga komente në rrjetet sociale.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kurti: Nis ndërtimi i fabrikës së parë të municioneve

Next Story

Dan Brown publikon romanin e ri “The Secret of Secrets”

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop