November 27, 2025
1 min read

Kurti: Nis ndërtimi i fabrikës së parë të municioneve

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se një nga pikat kryesore të rendit të ditës është miratimi i kërkesës për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e zonës industriale në Gjakovë. Ky hap, sipas tij, i hap rrugë ndërtimit të fabrikës së parë të municioneve në Kosovë.

Kurti tha se projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe forcimin e ushtrisë. Ai e vlerësoi të veçantë faktin që vendimi po merret në Ditën e Forcës.

“Me këtë vendim do të mundësohet ndërtimi i fabrikës së municioneve, e cila do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para pritet të prodhohen në fund të vitit 2026. Zona industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë me të cilët jemi në kontakt, për prodhime të ndryshme ushtarake, përfshirë dronët ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’,” deklaroi Kurti.

Ai theksoi se gjatë këtij mandati qeveria ka katërfishuar buxhetin për mbrojtje dhe ka dyfishuar numrin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ushtrinë e kemi pajisur me sisteme të reja dhe moderne nga shtete anëtare të NATO-së. Mbi 430 milionë euro janë investuar në blerje të armatimit gjatë këtij mandati. Në mandatin e ardhshëm do të investojmë mbi 1 miliard euro. Duke rritur ushtrinë, e forcojmë Republikën; duke ngritur kapacitetet e sigurisë, e thellojmë partneritetin me aleatët,” u shpreh ai.

Vendimi konsiderohet hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend, në një kohë kur siguria rajonale mbetet temë qendrore.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Reagimi i Blertë Deliu-Kodrës për pagat e RTK-së: Akuza të rënda për abuzim me pushtetin

Next Story

Durrës, 14-vjeçari që goditi shokun në zemër, mbetet në burg

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop