November 27, 2025
1 min read

Reagimi i Blertë Deliu-Kodrës për pagat e RTK-së: Akuza të rënda për abuzim me pushtetin

Deputetja Blertë Deliu-Kodra ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë në detyrë për të paguar punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës, duke thënë se qeveria ka pasur mundësi të bëjë një gjë të tillë gjatë gjithë kohës, por e ka përdorur RTK-në për interesa politike.

Sipas saj, situata me pagat e punëtorëve të RTK-së ka zbuluar një sjellje të papërgjegjshme të ekzekutivit, duke e lënë stafin për muaj të tërë pa të ardhura, gjë që ka prekur drejtpërdrejt edhe jetën e familjeve të tyre. Ajo thotë se kjo nuk është vetëm pakujdesi institucionale, por formë e abuzimit me pushtetin.

“Fajësonte të tjerët, por po del që qeveria në detyrë paska pasur gjithë kohën mundësi t’i paguajë punëtorët e RTK-së. Ndërkohë, punëtorët u lanë pa paga, u maltretuan, u turpëruan publikisht, dhe familjet e tyre u detyruan të jetojnë pa të ardhura minimale. Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi, është abuzim i pastër me pushtetin. RTK u përdor si vegël për betejat të ulta politike dhe për lojën e pafund të fajsimeve për bllokadën institucionale. Keq, shumë keq,” ka shkruar Deliu-Kodra.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kuvendi i Prishtinës jep votën për bartjen e mjeteve vetanake

Next Story

Kurti: Nis ndërtimi i fabrikës së parë të municioneve

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop