Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për të ndarë mjete nga kursimet buxhetore me qëllim mbulimin e pagave të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës.
Sipas tij, qeveria ka dëshmuar se ka qenë e mundur të paguheshin punëtorët e RTK-së pa vonesa dhe pa krizë financiare, por se një gjë e tillë nuk është bërë deri tani.
“Dmth paska pas mundësi të kryhen pagat e RTK-së pa krizë, pa vonesa. Por tash janë zgjedhjet, apo jo? Është dashtë me tentu me i lënë fajin tjerëve, apo jo? Mashtrues, manipulues, uzurpues. 28 dhjetori është dita,” ka shkruar Mustafa.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur debati për financimin e RTK-së dhe menaxhimin e buxhetit publik është bërë temë e nxehtë në skenën politike.