November 27, 2025
1 min read

Dështojnë negociatat mes LDK-së dhe NISMA-s: Pa marrëveshje për bashkëpunim

Negociatat mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete për bashkëpunim – të paktën për momentin.

Bllokimi i bisedimeve ka ardhur për shkak të mospajtimit rreth numrit të vendeve që NISMA-s do t’i ofroheshin në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë, si dhe kërkesës që kandidatët e Limajt të bashkoheshin në listën e LDK-së pa siglën e partisë së tyre.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi të hënën se një pjesë e listës së kandidatëve të partisë mbetet e hapur për bashkëpunime të mundshme, përfshirë edhe me NISMA-n e Limajt.

“LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe z. Limaj me deputetët e vet. Për këtë çështje do të diskutojmë ditëve në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri,” u shpreh Abdixhiku.

Ai shtoi se partia është e hapur për bashkëpunime të gjera:

Jemi të hapur edhe për partitë, edhe për individë.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse bisedimet do të rinisin, ndërsa afati për finalizimin e listave zgjedhore po afron.

https://guxo.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Franca drejt rikthimit të shërbimit ushtarak: Macron ngre alarmin për rrezikun e luftës

Next Story

Erdogan pret Papa Leonin XIV në Ankara: Diskutime për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Palestinë

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop