Të paktën 55 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 270 rezultojnë ende të zhdukur pas një zjarri shkatërrues që ka përfshirë disa ndërtesa të banimit publik në rajonin Tai Po të Hong Kongut.
Autoritetet njoftuan se deri në orët e mëngjesit të së enjtes, zjarri ishte vënë nën kontroll në katër nga shtatë ndërtesat e prekura, ndërsa pritet që flakët të shuhen plotësisht deri në mbrëmje.
Ndërkohë që zjarri po bie, po shtohen pyetjet mbi shkaqet e shpërthimit të flakëve dhe përgjegjësitë e mundshme institucionale. Policia ka arrestuar tre drejtues të një kompanie ndërtimi, të dyshuar për vrasje nga pakujdesia, pasi besohet se materiale të ndezshme si rrjeta metalike dhe fletë plastike mund të kenë ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Zjarri ishte klasifikuar më herët si i nivelit pesë – niveli më i lartë i emergjencës në Hong Kong.