October 24, 2025
2 mins read

Kështu funksionon mafia e shëndetësisë në Ferizaj

Dr. Valon Emini e detyroi pacientin, pas kontrollit në Spitalin Rajonal të Ferizajt, të operohej në një spital privat ku punonte vet ai, me arsyetimin se në spitalin e shtetit nuk kishte vend, pacienti pagoi për operimin 700 euro dhe dhimbja nuk iu ndal asnjëherë, pasi mjeku në fjalë gjatë operimit i kishte shkaktuar dëmtime anësore.

Dr. Valon Emini, duke keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në spitalin e shtetit në Ferizaj nuk e ka plotësuar raportin në formën zyrtare, por në pjesën e pasme, duke e detyruar pacientin t’i bënte kontrollet në spitalin privat ku punon vet ai, ashtu siç shihet qartë edhe në fotografinë bashkëngjitur.

Hulumtimi i Organizatës “Lëvizja për Demokraci”

Më 24 nëntor 2022, pacienti ishte paraqitur për kontroll në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ku kishte kontaktuar me Dr. Valon Eminin.
Rreth orës 10:00, pacienti u takua me mjekun në repartin e kirurgjisë, ku mjeku kreu një ekzaminim me US (ultrazë) dhe e informoi se kishte dy probleme që kërkonin operim.

Megjithatë, mjeku nuk e njoftoi pacientin për diagnozën, as me shkrim dhe as verbal, duke i thënë vetëm se duhej të kryhej një ndërhyrje kirurgjikale. Kur pacienti pyeti nëse mund të kryhej operacioni në spitalin e shtetit, përgjigjja e mjekut ishte negative, me arsyetimin se “nuk ka vend”. Pacientit iu dha një antibiotik për 10 ditë dhe iu kërkua që të kontaktonte përsëri pas përfundimit të trajtimit.

Pas dhjetë ditësh, pacienti kontaktoi sërish me Dr. Eminin, i cili e udhëzoi të paraqitej në klinikë private. Gjatë vizitës atje, pacientit iu dha diagnoza hidrocel dhe varikocel, dhe iu sqarua se ndërhyrja kirurgjike ishte e domosdoshme. Sipas mjekut, operacioni do të kryhej nga vet ai në Dream Hospital Ferizaj, i cili do të kushtonte 700 euro, dhe mjeku garantoj se gjithçka do të shkonte mirë dhe se do të qëndronte vetëm një natë në spital.

Më 8 dhjetor 2022, në orën 18:30, pacienti iu nënshtrua operacionit në Dream Hospital Ferizaj dhe qëndroi një natë. Në dokumentin e spitalit, diagnoza e operacionit ishte spermatocele, e ndryshme nga ajo e dhënë  nga Dr. Valon Emini tri ditë më pare nga (5 dhjetor 2022) në klinikën tjetër private.

Pas operacionit, pacienti përjetoi dhimbje të forta dhe të pandërprera dhe u largua nga spitali më 9 dhjetor, rreth orës 11:00 paradite.
Kontrollet e mëvonshme u zhvilluan në klinikën private ku punote Dr. Valon Emini gjatë dhjetorit dhe në fillim të janarit, por dhimbjet nuk u ndalën, ndërsa mjeku vazhdonte të pohonte se “gjithçka ishte në rregull”, pa e informuar për ndonjë komplikim.

Me kalimin e kohës, pacienti humbi besimin e Dr. Valon Emini i cili e kishte operuar dhe kërkoi mendime nga mjekë të tjerë, të cilët konfirmuan se gjatë operacionit kishte ndodhur dëmtim i nervit genitofemoral, një komplikim i rëndë që i ka shkaktuar pasoja të përhershme.
Për shkak të kësaj gjendjeje, pacienti nuk është më në gjendje të kryejë punën e tij zyrtare, dhe është detyryar ta lë, pasi nuk mund të qëndrojë ulur për periudha të gjata.
Për tri vite me radhë, ai ka kërkuar ndihmë nga urologë dhe neurologë të ndryshëm vendor dhe nëdërkombëtar, por ende nuk ka gjetur zgjidhje mjekësore për dhimbjet e vazhdueshme që kanë nisur pas ndërhyrjes kirurgjikale, nga Dr. Valon Emini në Spitalin Privat Dream Hospital Ferizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

Next Story

Horoskopi për sot — 27 Nëntor 2025

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop