Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës pritet të mbahet sot, më 6 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.
Ceremonia ishte shtyrë më parë për shkak të mungesës së uniformave për pjesëtarët e rinj të Policisë së Kosovës.
Sipas raportimit të Sinjali.com, uniformat tashmë janë siguruar, duke mundësuar mbajtjen e ceremonisë së diplomimit.
Pjesëtarët e kësaj gjenerate pritet t’i bashkohen Policisë së Kosovës pas përfundimit të procesit të trajnimit dhe diplomimit.