11.11.2026
1 min read

Dy persona plagosen me kallashnikov në Gjakovë, arrestohet 57-vjeçari – të përfshirët janë familjarë

Screenshot

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Pjetërshan të Gjakovës, të martën, më 10 nëntor 2026. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar një 57-vjeçar, i dyshuar për plagosjen e tyre.

Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka konfirmuar se personat e përfshirë në incident kanë lidhje familjare mes tyre, ndërsa motivi i ngjarjes ende nuk është zbardhur.

Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në incident, katër gëzhoja dhe një fishek. Gjithashtu, bashkëshortja e të dyshuarit ka dorëzuar në Polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të tij.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Lutfi Haziri me autokritikë: Kemi marrë shuplakë elektorale

Latest from Blog

Go toTop