Në qytetin e Prizrenit, më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit, është paralajmëruar përurimi i shtatores së Nënë Terezës, një prej figurave më të njohura shqiptare në botë.
Sipas raportimit të portalit PrizrenPress, ceremonia e përurimit është planifikuar të zhvillohet në kuadër të kësaj date me rëndësi historike dhe kombëtare.
Nënë Tereza, e njohur ndërkombëtarisht për veprimtarinë e saj humanitare dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë, u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 dhe u shpall shenjtore në vitin 2016.