Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar sot, më 3 nëntor, materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, që lidhen me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas raportimeve, përfaqësues të kësaj partie janë paraqitur pranë Prokurorisë Speciale për dorëzimin e materialeve.
Dorëzimi i tyre nuk nënkupton automatikisht nisjen e hetimeve apo vërtetimin e ndonjë shkeljeje nga ana e kryetarit të Prishtinës.