Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë angazhuar mëngjesin e sotëm në një operacion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).
Sipas raportimit të Telegrafit, në aksion janë përfshirë edhe autoritete ndërkombëtare.
Operacioni po zhvillohet në një objekt afarist në kryeqytet, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e ndërhyrjes, numri i personave të përfshirë apo nëse ka të arrestuar.
Priten informacione të mëtejshme nga institucionet përgjegjëse lidhur me qëllimin dhe rezultatet e operacionit.