05.11.2026
1 min read

Raiffeisen Bank’ pas rastit me Përparim Ramën: Kemi hetuar e marrë veprime

Banka “Raiffeisen” ka reaguar pas rastit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku një punëtor i bankës është qasur në llogarinë dhe transaksionet bankare të të parit të Prishtinës pa autorizim,

Nga banka kanë konfirmuar se ka pasur ankesë nga Rama dhe se pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë edhe njoftimin e institucioneve relevante.

“Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente”, ka thënë për Express nga banka “Raiffeisen”.

Nga kjo bankë s’kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, duke thënë se i kushtojnë rëndësi të veçantë ruajtjes së konfidencialitetit bankar të klientëve.

“Sigurojmë klientët se Banka Raiffeisen i kushton rëndësi të posaçme mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe ruajtjes së konfidencialitetit bankar. Në këtë fazë, nuk mund të ofrojmë hollësi të tjera lidhur me rastin”, përfundon përgjigjja e “Raiffeisen”.

Ndërkaq, gjatë ditës, Kabineti i kryetarit të Prishtinës ka thënë se një zyrtar i bankës “Raiffeisen” është qasur pa autorizim në llogarinë dhe transaksionet e kryetarit Rama dhe se të njëjtat i ka shpërndarë. Nga Zyra e Ramës kanë paralajmëruar se do të ndjekin edhe rrugë ligjore ndaj bankës dhe zyrtarit që dyshohet për veprimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ministri i Ekonomisë i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, raportohet se ishte 55 vjeç

Next Story

Punonjësi i Raiffeisen Bank dyshohet se hyri pa autorizim në llogarinë e Rramës dhe shpërndau transaksionet e tij financiare

Latest from Blog

Go toTop