December 4, 2025
1 min read

Xhavit Haliti: Kurti duhet të kontrollohet edhe psikologjikisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për papërgjegjësi në qeverisje, duke përdorur tone të ashpra në adresim.

Në një paraqitje në KTV, Haliti deklaroi se sjellja e kryeministrit nuk i ngjan një udhëheqësi të një shteti dhe madje sugjeroi se Kurti duhet të marrë vlerësim mjekësor.

“Në qeverisje ka qenë, është një parti e papërgjegjshme dhe një kryeministër që duhet të trajtohet në një variant tjetër, qoftë ai edhe psikologjik. Nuk e kuptoj ndryshe. Ka liderë shteti që janë të sëmurë”, ka thënë Haliti.

Ai shtoi se Kurti duhet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor, duke theksuar se “njerëzit kanë probleme me shëndetin” dhe se “burgu e ka bërë të vetën”.

“Në rregull s’është turp me shku te doktori, të bëjë kontroll te mjeku. Njerëz jemi, kemi probleme me shëndetin, burgu e ka bë të veten, njerëzit e bëjnë të vetën…”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Federata Evropiane e Gazetarëve alarmon për sigurinë e gazetarëve – kërkon përgjegjësi nga Kurti pas deklaratës së Kurteshit

Next Story

Australia i jep Ukrainës 95 milionë AUD ndihmë ushtarake dhe sanksionon flotën ruse

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop