19.01.2026
1 min read

Vjedhje e rëndë në Prishtinë hajnat thyejnë murin dhe vjedhin 65 mijë euro në argjendarinë Oxa Gold

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar sot në Prishtinë, ku është raportuar thyerja e një argjendarie që operon në rrugën “Agim Ramadani”. Sipas informacioneve fillestare, lokali “OXA GOLD” dyshohet se është sulmuar gjatë orëve të paradites, nga ku është marrë një sasi e konsiderueshme ari me vlerë shumë të lartë financiare.

Ngjarja është raportuar më 19.01.2026, rreth orës 10:00, kur Policia ka pranuar njoftim për një thyerje në këtë biznes. Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar pronarin e lokalit.

Sipas deklarimit të ankuesit, ai kishte vërejtur se muri i lokalit ishte shpuar, ndërsa sefi dhe kutitë ku ruhej ari ishin gjetur të shpërndara në tokë, çka ngriti dyshime për një vjedhje të organizuar.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitë e hetimeve dhe forenzikës, të cilat rreth orës 10:30 kanë nisur dokumentimin e rastit, përfshirë fotografimin dhe mbledhjen e provave materiale.

Për shkak të dëmit të madh financiar, rasti është referuar edhe te Hetuesia Rajonale. Sipas deklarimeve të ankuesit, vlera e arit të marrë dyshohet të jetë rreth 600 mijë euro, ndërsa burime të tjera flasin për një shumë që mund të arrijë deri në 650 mijë euro.

Rasti është në trajtim nga organet kompetente, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar. /Guxo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kurti udhëton në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Next Story

39 persona humbin jetën dhe 122 të lënduar në Spanjë

Latest from Blog

Go toTop