Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka pranuar tre raste të ndara të personave të zhdukur në Malishevë, Rahovec dhe Gjilan.
E mitur e zhdukur në Malishevë
Në Malishevë është raportuar e zhdukur një vajzë e mitur. Sipas njoftimit zyrtar, e ankuara – nëna e vajzës – ka deklaruar se e mitura ka dalë nga banesa dhe prej asaj kohe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është hapur dhe po hetohet nga njësitë përkatëse të Policisë.
Rast i ngjashëm në Rahovec
Edhe në Rahovec është raportuar zhdukja e një vajze. Babai i saj ka njoftuar Policinë se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk ka më asnjë komunikim me familjen. Edhe ky rast është në fazën hetimore.
Burrë i zhdukur në Gjilan
Rasti i tretë është raportuar në fshatin Livoç të Gjilanit, ku një burrë është shpallur i zhdukur. Sipas Policisë, vëllai i tij ka treguar se i zhdukuri është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Gjatë kërkimeve, familjari ka gjetur veturën e viktimës, disa rroba dhe telefonin e tij pranë pendës së fshatit. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe hetimet po vazhdojnë.