Asdren Bytyqi ne Facebook shkruan:
“Sapo dorëzuam kallëzimin penal ndaj Belisar Jezerci, i cili ka bërë thirrje publike për shfarosje dhe spastrim etnik të muslimanëve shqiptarë në Kosovë, i cili së bashku me “Lëvizjen për rikthim” i shërben projekteve shekullore të Serbisë për përçarjen dhe vëllavrasjen e shqiptarëve mbi baza fetare. Presim reagim të shpejtë të Prokurorisë Speciale, e cila nuk është institucion që duhet të bëjë politikë, e selektivitet, ashtu siç ka vepruar deri tash ndaj kësaj lëvizje, por drejtësi, sepse ky është misioni dhe detyrimi i saj kushtetues”.