Raporti nga Policia e Kosovës
Ndëshkohen tre shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ferizaj, 11.01.2026
Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar tre shoferë për shkelje të rënda në komunikacion gjatë datave 8 dhe 9 janar 2026.
Më 08.01.2026, në magjistrale, në Prelez të Muhaxherëve, është ndaluar shoferi K.K. (27 vjeç), i cili drejtonte automjetin pavarësisht masës mbrojtëse të ndalesës. Ndaj tij është shqiptuar gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalesë shtesë prej 6 muajsh.
Më 09.01.2026, në fshatin Babush, është ndaluar shoferi A.G. (31 vjeç) nën ndikimin e alkoolit (0.74‰). Atij i është shqiptuar gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalesë prej 3 muajsh.
Po më 09.01.2026, në rrugën “Cen Dugolli”, është ndaluar shoferi B.I. (18 vjeç), i cili drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe kryente manovra të rrezikshme , duke rrëshqitur gomat me frenë të dorës (majtas-djathtas). Ndaj tij është shqiptuar gjobë 150 euro dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatë.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe të intensifikuara për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe fton qytetarët për bashkëpunim.
Shkeljet e trafikut mund të raportohen në numrat kujdestarë :192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.