November 27, 2025
1 min read

Ku mund të votojë mërgata: KQZ miraton 60 Qendra të Votimit jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 84-të të këtij viti, ku ka miratuar listën e Qendrave të Votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 27 dhjetor 2025.

Sipas vendimit, votimi jashtë Kosovës do të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 66 vendvotime, të shpërndara në 36 shtete të botës. Ky numër mbetet i rishikueshëm, varësisht nga numri i qytetarëve që regjistrohen për të votuar në përfaqësitë diplomatike. KQZ ka caktuar kufirin prej 950 votuesish për çdo vendvotim, ndërsa kapaciteti maksimal i votuesve në këto përfaqësi është 62,700 persona.

Përveç përfaqësive diplomatike, KQZ ka miratuar edhe hapjen e Qendrave të Votimit në hapësira shtesë jashtë Kosovës, bazuar në propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Lokacionet shtesë përfshijnë:

Gjermani – 5 Qendra të Votimit

Zvicër – 3 Qendra të Votimit

Mbretëri e Bashkuar – 1 Qendër e Votimit

ShBA – 1 Qendër e Votimit

Këto hapësira do të kenë së bashku 43 vendvotime, me kapacitet të përgjithshëm deri në 40,850 votues.

Në total, për votimin jashtë Kosovës janë miratuar 60 Qendra të Votimit, me gjithësej 109 vendvotime, me kapacitet maksimal prej 103,550 votuesish.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Liverpool në krizë, a do shkarkohet Arne Slot

Next Story

Ariana Musliu-Shoshi reagon ndaj Konjufcës: “Shtetin po e mban peng VV, jo opozita”

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop