Dialogu strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA është një mekanizëm i rëndësishëm politik dhe diplomatik. Ky proces synon të lartësojë marrëdhëniet në nivele më të larta institucionale.
Dialogu strategjik është platforma ku Kosova dhe SHBA identifikojnë prioritetet dhe përpiqen të arrijnë një marrëveshje lidhur me problematikat në fusha si: forcimi i institucioneve demokratike, partneriteti ushtarak, investimet në fusha të ndryshme për zhvillime ekonomike, siguria energjetike, bashkëpunimi në arsim, shkencë, teknologji e të tjera.
Procesi filloi në vitin 2022, takimet u zhvilluan në Washington, por sa pritej të formalizohej, më pas u bllokua.
U bllokua nga:
Krizat e vazhdueshme në veri të Kosovës,
Mospërputhja me qëndrimet e SHBA-së në raport me dialogun Kosovë–Serbi.
Pas ngjarjeve të majit dhe qershorit 2023 në veri, SHBA:
Pezulloi pjesëmarrjen e Kosovës në ushtrimin “Defender Europe 23”,
Sinjalizoi se bashkëpunimi ushtarak nuk mund të avancojë pa stabilizim në terren.
Vendime të njëanshme në fushën e politikës së brendshme e të jashtme – përfshirë:
Licencat e targave,
Shtrirjen e policisë në veri.
BE dhe SHBA konsiderojnë se institucionet kosovare po pengojnë proceset demokratike
Shkaku i rritjes së tensioneve ndëretnike
Sipas SHBA-së, këto veprime e bëjnë të pamundur hapjen e dialogut strategjik pa stabilitet politik dhe institucional.
E fundit fare:
Lista Serbe nuk është lejuar të marrë pjesë në zgjedhje.
Moscertifikimi i Listës Serbe mund ta forcojë bllokimin e dialogut strategjik dhe të ndikojë në fushën e investimeve në Kosovë.
A janë vendime të duhura këto të marra nga krerët politikë të Kosovës, mbetet për t’u parë në muajt e ardhshëm.