December 4, 2025
1 min read

Hekuran Murati: “Kur faktet çmontojnë propagandën”

“Kur faktet çmontojnë propagandën.

Depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka në fund të muajit tetor kanë arritur 4.69 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.

Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.

Sa për krahasim, në periudhën 5 vjeçare para Qeverisë Kurti, depozitat dhe kursimet e familjeve kishin shënuar rritje prej vetëm 745 milionë eurove, apo 40.8%.

Pra në periudhën 2020-2025, rritja e parave në banka (depozita/kursime) për familjet në Kosovë ka qenë më se 2-fish më e shpejtë sesa rritja e parave në banka përgjatë 5-vjeçarit të qeverisjeve të kaluara (82.5% vs 40.8%)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Arsenal, “gjiganti i ri” i Evropës – media britanike e rendit si skuadrën më të mirë në kontinent

Next Story

Mësuesi që refuzoi t’i ‘drejtohej një nxënësi me emër femëror’ do të mbajë burgun edhe gjatë Krishtlindjeve

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop