November 27, 2025
1 min read

Hekuran Murati flet për koalicionet

Ministri në detyrë i Financave dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka konfirmuar se partia është e hapur për koalicion me ish-partnerët e saj politikë, Guxo dhe Alternativa. Me vetëm tre ditë të mbetura deri në përfundimin e afateve për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore, Murati nuk zbuloi nëse tri subjektet do të lidhen në një koalicion formal apo nëse Guxo dhe Alternativa do t’i bashkohen listës zgjedhore të LVV-së.

Pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë të enjten, Murati deklaroi se ekipi qeveritar është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për sigurimin e buxhetit të nevojshëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ditë më parë, KQZ miratoi buxhetin prej mbi 11 milionë eurosh për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Murati foli edhe për situaten me RTK.

“Kemi një situatë emergjente dhe na është dashur të rialokojmë mjete nga organizata të tjera buxhetore për të siguruar financimin e RTK-së”, theksoi Murati.

Ndërkohë, duke komentuar polemikat e fundit me kryetarin e Prishtinës, ministri akuzoi këtë të fundit dhe LDK-në se po zhvillojnë fushatë politike në kurriz të qytetarëve.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Qeveria ndan buxhet për pagat e RTK-së, Kurti: Zgjidhje e përkohshme nga kursimet

Next Story

Dorëzohet Lista Serbe, stema e Republikës së Kosovës në ftesë të dërguar nga ta

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop