Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajë aktivitete të hapura për qytetarët, në kuadër të shënimit të Ditës së Forcës. Vizitat do të jenë të mundshme nga ora 09:00 deri në 14:00 në të gjitha kazermat e FSK-së.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 09:30 pritet të marrin pjesë udhëheqësit e lartë shtetërorë, përfaqësues institucionalë, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve mike.
Qytetarët janë të ftuar të vizitojnë kazermat e FSK-së në këto lokacione: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan.
Në të gjitha këto baza, vizitorët do të kenë mundësi të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe mjetet e ekspozuara për këtë ditë festive.
FSK ka bërë të ditur se kjo është një mundësi e mirë për qytetarët që të njihen më afër me punën, funksionimin dhe angazhimet e forcës.