24.01.2026
1 min read

Dy të arrestuar në Ferizaj për marihuanë dhe armëmbajtje pa leje

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës bëri të ditur se fillimisht, gjatë kontrollit të veturës në të cilën ndodheshin të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Më pas, njësitet policore kanë kontrolluar edhe një objekt banues me objekte përcjellëse, pronë e njërit nga të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 398.9 gramë marihuanë, dy telefona mobilë, para të gatshme në vlerë rreth 113.60 euro, dy peshore digjitale, si dhe një armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Robin Kuk” në Ferizaj, më 23.01.2026 rreth orës 13:50. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

“Do t’i ballafaqojmë kandidatët për deputetë me komisionerët” – Krejt çka ndodhi sot në Prizren

Next Story

Kurti kërkon hetim deri në fund: Manipuluesit të ndëshkohen

Latest from Blog

Go toTop