26.01.2026
1 min read

Dhjetëra minatorë të Trepçës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar nën tokë

Dhjetëra minatorë të ndërmarrjes Trepça dyshohet se kanë mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë, si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike.

KosovaPress raporton se incidenti ka ndodhur gjatë ndërrimit të dytë. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress se ende nuk ka informata të plota për situatën dhe se nuk është njoftuar zyrtarisht nga përgjegjësit.

Sipas tij, dyshohet se ngujimi ka ardhur pas një defekti në energji, ndërsa ai ka thënë se për rastin ka mësuar përmes lajmeve.

Ndërkohë, portali “Jepi zë” ka raportuar se minatorët e ndërrimit të dytë janë ngujuar në horizontet 10, 9 dhe 8.

Kujtojmë se para disa ditësh, për shkak të ndërprerjes së energjisë, pesë pompistë kujdestarë kishin mbetur të ngujuar për rreth 8 deri në 9 orë. /Guxo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Protestat në Serbi sjellin ndalim për kamionët në pikat kufitare Kosovë–Serbi deri në 7 ditë

Next Story

Ekskluzive: Ky është i arrestuari në Ferizaj nga Krimet Ekonomike për keqpërdorime në prokurim publik

Latest from Blog

Go toTop