November 27, 2025
1 min read

Besian Mustafa kritikon qeverinë për vendimin mbi pagat e RTK-së: “Mashtrues dhe manipulues”

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për të ndarë mjete nga kursimet buxhetore me qëllim mbulimin e pagave të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas tij, qeveria ka dëshmuar se ka qenë e mundur të paguheshin punëtorët e RTK-së pa vonesa dhe pa krizë financiare, por se një gjë e tillë nuk është bërë deri tani.

“Dmth paska pas mundësi të kryhen pagat e RTK-së pa krizë, pa vonesa. Por tash janë zgjedhjet, apo jo? Është dashtë me tentu me i lënë fajin tjerëve, apo jo? Mashtrues, manipulues, uzurpues. 28 dhjetori është dita,” ka shkruar Mustafa.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur debati për financimin e RTK-së dhe menaxhimin e buxhetit publik është bërë temë e nxehtë në skenën politike.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogan pret Papa Leonin XIV në Ankara: Diskutime për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Palestinë

Next Story

Kuvendi i Prishtinës jep votën për bartjen e mjeteve vetanake

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop