November 28, 2025
1 min read

Arrestohen dy persona në Shtime, qendra tregtare alarmon policinë

Arrested man in handcuffs with handcuffed hands behind back in prison

Dy persona janë arrestuar në Shtime pas dyshimeve për vjedhje në një qendër tregtare në rrugën “Tahir Sinani”. Ngjarja ka ndodhur më 27 nëntor 2025, rreth orës 18:40, kur sigurimi i objektit ka ndaluar dy të dyshuar që po tentonin të largoheshin me produkte ushqimore dhe sende të tjera të vjedhura.

Policia ka reaguar menjëherë, ndërsa njësia hetimore ka arrestuar të dyshuarit Sh. Z. (20 vjeç) dhe F. Z. (15 vjeç). Të dy janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku të mituri është marrë në pyetje në prani të avokatit dhe prindit, sipas procedurave ligjore.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar sendet e vjedhura. Hetimet kanë zbuluar se dy personat kishin ardhur në Shtime me një veturë Renault me targa vendore, e cila ishte raportuar e vjedhur po atë ditë në qytetin e Skenderajt.

Për këtë arsye, policia në Skenderaj është njoftuar për të trajtuar rastin e vjedhjes së automjetit, ndërsa Policia e Kosovës në Shtime ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka njoftuar prokurorin e shtetit për procedurat e mëtejshme.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ben Blushi – “SOT DITA E NDARJES NGA SËMUNDJA JONË MË E MADHE OTOMANIZMI”

Next Story

OBSH: Infertiliteti prek 1 në 6 persona në botë – publikohen udhëzimet e reja globale

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop