Mitrovicë e Jugut, 04 dhjetor 2025 – Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor të fshatit Koshtovë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesja e njërës veturë, e cila menjëherë është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, rreth orës 16:20 është konfirmuar se gruaja, e moshës rreth 53-vjeçare, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa hetimet rreth shkaqeve të aksidentit po vazhdojnë.