19.03.2026
1 min read

Kompania ndërtuese “Macropus” në Ferizaj dëmton dhe uzurpon një pjesë të rrugës së asfaltuar, Inspektorati Komunal hesht!

Ndërtimet pa kriter në Ferizaj po e rëndojnë jetën e qytetarëve në këtë komunë. Së fundmi, kompania ndërtuese “Macropus” dyshohet se ka dëmtuar dhe uzurpuar një pjesë të asfaltit gjatë realizimit të punimeve.

Bëhet fjalë për rrugën “Epopeja e Jezercit”, ku banorët janë duke u shqetësuar për gjendjen e krijuar dhe pasojat që këto ndërhyrje mund të kenë në sigurinë dhe qarkullimin e përditshëm.

Sipas banorëve, dëmtimi i rrugës dhe ndërhyrjet pa standarde po vështirësojnë lëvizjen dhe po rrisin rrezikun për aksidente. Ata kërkojnë reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të parandalohet përkeqësimi i mëtejshëm i situatës.

Ndërkohë, Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar hulumtimet lidhur me dhënien e lejeve ndërtimore, duke ngritur dyshime për parregullsi të mundshme në këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Diplomë e falsifikuar dhe plagjiaturë? Hasani thirret për dëshmi në Prishtinë

Latest from Blog

Go toTop