Boksieri shqiptar Benjamin Gavazi nuk ka arritur të rrëmbejë titullin botëror “WBC Silver”, pasi u mposht nga kampioni në fuqi, Ben Whittaker.
Meçi u mbyll shumë shpejt, pasi Whittaker e përfundoi duelin brenda pak sekondave përmes një nokauti të fuqishëm. Britaniku, i njohur për stilin agresiv dhe dominues, e dëshmoi edhe një herë formën e tij mbresëlënëse në këtë peshë.
Me këtë fitore, Whittaker e mbron me sukses titullin e kampionit, ndërsa Gavazi tani përballet me sfidën për t’u rikthyer më i fortë dhe për të synuar përsëri majat e boksit.
Në vijim, mund të shikoni momentin kur Whittaker e finalizon meçin me nokaut.