December 4, 2025
2 mins read

Arsenal, “gjiganti i ri” i Evropës – media britanike e rendit si skuadrën më të mirë në kontinent

Arsenali po përjeton një sezon ëndrrash – dominim në Premier League dhe po aq i frikshëm në Champions League. Me pesë fitore nga pesë ndeshje në Evropë dhe vetëm një gol të pësuar në këtë fazë, “Topçinjtë” po shfaqen si skuadra që duhet mposhtur.

Forma e jashtëzakonshme ka ngritur zërat se ekipi i Mikel Artetës është aktualisht më i forti në kontinent. Komentatori i njohur i futbollit evropian, Andy Brassell nga talkSPORT, shkon edhe më tej: Arsenali është momentalisht skuadra numër një në Evropë.

Ai ka përpiluar një renditje të pesë ekipeve më të mira në Evropë për momentin – dhe Arsenali i prin listës, duke lënë pas gjigantë të futbollit si Bayern Munich, PSG, Barcelona dhe Real Madrid.


5 skuadrat më të mira në Evropë sipas medias britanike

5. Real Madrid – LaLiga

36 tituj kampioni | 15 Champions League
Real Madrid mbetet skuadër e madhe, por sipas Brassell ende është në ndërtim me trajnerin Xabi Alonso. Ai vlerëson progresin e Mbappe dhe Jude Bellingham, por thekson se “meritokracia e Alonsos përplaset me egot e larta në klub”. Ndaj, Real Madrid renditet i pesti për momentin.

4. Barcelona – LaLiga

25 tituj kampioni | 5 Champions League
Pavarësisht luhatjeve, Barcelona kryeson garën për titull në Spanjë dhe shihet si kërcënim serioz për Champions League. Krucial mbetet talenti Lamine Yamal dhe menaxhimi fizik i tij. Rashford dhe rritja e Fermín López shtojnë cilësi, edhe pse mbrojtja ngelet pikëpyetje.

3. Paris Saint-Germain – Ligue 1

8 tituj kampioni | 1 Champions League
PSG vuan nga dëmtimet dhe ngarkesa fizike, por lojtarët e rinj po marrin përgjegjësi. Brassell përmend Ibrahim Mbaye e Senny Mayulu si emra në ngritje. Mungesa e mbulimit për Achraf Hakimi mbetet rrezik madhor, sidomos gjatë Kupës së Afrikës.

2. Bayern Munich – Bundesliga

26 tituj kampioni | 6 Champions League
Pas 16 fitoreve radhazi këtë sezon, Bayern u ndal pikërisht nga Arsenali në humbjen 3-1 në Emirates. Harry Kane ka pranuar shqetësime për thellësinë e skuadrës, por bavarezët mbeten superfuqi – të dytët në renditje evropiane.

1. Arsenal – Premier League

13 tituj kampioni | 0 Champions League
Askush më mirë se Arsenali për momentin. Skuadra e Artetës nuk ka humbur që prej gushtit dhe kryeson kampionatin e Anglisë bashkë me grupin e Champions League. Me mbrojtje të hekurt, thellësi më të madhe në skuadër dhe besim më të madh psikologjik, shumë analistë besojnë se ky mund të jetë viti i parë historik për trofeun e madh evropian.

Brassell shton:

“Tani po më bindin se mund ta fitojnë Champions League. Sezoni duket si ai ku Arsenali më në fund e beson veten plotësisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Xhevahire Izmaku: “Marrëveshja për bashkim nuk ndodhi – Nisma vazhdon e pavarur”

Next Story

Hekuran Murati: “Kur faktet çmontojnë propagandën”

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop