November 27, 2025
1 min read

Numri i mjeteve në Shqipëri arrin rekord: Mbi 1 milion në qarkullim

Numri i mjeteve në qarkullim në Shqipëri ka arritur një nivel rekord në tremujorin e tretë të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, në vend qarkullojnë gjithsej 1.025.981 mjete, një rritje prej 9,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Autoveturat mbeten mjetet më të përdorura, duke zënë 80,8% të totalit. Më pas vijnë motorët me 6% dhe automjetet për transport të përzier dhe ato komerciale me 5,9%. Rritja e flotës së mjeteve reflekton rritjen e lëvizshmërisë dhe të kërkesës për transport individual në vend.

Tirana vazhdon të kryesojë listën me përqendrimin më të madh të mjeteve në nivel kombëtar, duke mbajtur 34,7% të totalit, e ndjekur nga Durrësi me 13,6%. Këto dy qarqe, që kanë dhe popullsinë më të madhe dhe aktivitetin ekonomik më të lartë, dominojnë përdorimin e mjeteve në Shqipëri. Në skajin tjetër renditen Gjirokastra dhe Kukësi, me përkatësisht 2,2% dhe 2,4% të mjeteve.

Edhe regjistrimet e reja kanë shënuar rritje. Gjatë këtij tremujori u regjistruan për herë të parë 26.614 mjete, me një rritje prej 1,6% krahasuar me vitin e kaluar. Autoveturat përbëjnë pjesën dërrmuese të regjistrimeve të reja, me 82,3%.

Sa i përket markave, Volksëagen kryeson tregun me 19,8% të regjistrimeve të reja, e ndjekur nga Mercedes Benz me 17%, duke treguar se këto dy marka vazhdojnë të jenë më të preferuarat nga konsumatorët shqiptarë.

Edhe në regjistrimet e reja të mjeteve, Tirana qëndron në krye, me 39,5% të mjeteve të regjistruara për herë të parë në këtë periudhë.

Ky trend rritjeje tregon jo vetëm shtimin e mjeteve në qarkullim, por edhe ndryshimet në preferencat dhe dinamikën e lëvizjes në vend.

https://guxo.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

24 vjet burg dhe akuzat për korrupsion: Ish-ministri Ábalos në paraburgim

Next Story

Reforma në arsim: Kurrikula e re nis në 2026 me tekste më të thjeshta dhe më shumë mendim kritik

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop