December 2, 2025
1 min read

Sa para ka fituar Michael Jackson që nga vdekja? Do të shokoheni kur ta zbuloni

Sipas Forbes, që nga viti 2009 pasuria e Michael Jackson ka sjellë 3.5 miliardë dollarë të ardhura. Vetëm vitin e kaluar ai fitoi 105 milionë dollarë, më shumë se çdo artist i gjallë.

Fitimet vijnë nga muzika, filmat, shfaqjet dhe marrëveshjet e licencimit. Edhe pas vdekjes, emri i tij vazhdon të jetë një nga më fitimprurësit në botë.

Ndërkaq, traileri i parë i filmit biografik për Michael Jackson ka bërë histori, duke u kthyer menjëherë në një fenomen global. Vetëm disa orë pas publikimit, ai u bë traileri më i shikuar për një film biografik muzikor të të gjitha kohërave. Sipas të dhënave të “WaveMetrix”, të publikuara më 8 nëntor, traileri arriti më shumë se 116.2 milionë shikime në mbarë botën, duke tejkaluar çdo rekord të mëparshëm për këtë zhanër.

Filmi, i prodhuar nga “Lionsgate” dhe i drejtuar nga Antoine Fuqua, do të dalë në kinema më 24 prill 2026. Rolin e Mbretit të Popit e luan Jaafar Jackson, nipi i artistit legjendar, i cili do të interpretojë xhaxhain e tij në ekran. Në krah të tij luan aktori i nominuar për “Oscar”, Colman Domingo, në rolin e Joe Jackson, babait të Michaelit.

Kasti përfshin gjithashtu Miles Teller si avokati John Branca, Kat Graham si Diana Ross, Nia Long si Katherine Jackson, Laura Harrier si Suzanne de Passe, Kendrick Sampson si Quincy Jones dhe Juliano Krue Valdi në rolin e Michael-it të vogël. Suksesi i jashtëzakonshëm i trailerit ka habitur edhe vetë producentët. Presidenti i “Motion Picture Group” në Lionsgate, Adam Fogelson, deklaroi se pritja për filmin ka qenë shumë më e madhe se parashikimet, duke shtuar se ekziston mundësia që historia e Michael Jackson të vijojë edhe me një film të dytë./ TAR

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Biletat për Eurovision dalin në shitje në janar, mësohet çmimi

Next Story

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop