Një numër i punëtorëve shëndetësorë në Ferizaj, të punësuar gjatë periudhës së fushatës zgjedhore përmes një operatori ekonomik privat, po përballen me vonesa të gjata në pagesën e pagave. Sipas informatave të siguruara nga Guxo.info, këta punëtorë nuk kanë marrë paga për më shumë se pesë muaj, pavarësisht angazhimit të tyre të rregullt.
Guxo.info ka kërkuar sqarime zyrtare nga Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Ferizajt, lidhur me këtë çështje, mirëpo nuk ka marrë përgjigje. Mungesa e reagimit institucional ngre shqetësime serioze për transparencën dhe menaxhimin e angazhimeve në sektorin e shëndetësisë/Guxo.info/