Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje rreth orës 09:25 në një shkollë të mesme në Ferizaj, në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve.
Sipas Policisë, pas raportimit të rastit, të dy mësimdhënësit janë shoqëruar dhe intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është regjistruar si “shënim zyrtar”.