Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë në kuadër të hetimeve për dyshime lidhur me keqpërdorim të votave dhe mashtrim zgjedhor.
Sipas raportimeve të disa mediave, gjatë aksionit dyshohet se janë arrestuar rreth 100 persona, por ky numër nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Prokuroria. Priten detaje dhe njoftim zyrtar në vijim.