23.01.2026
1 min read

Prokuroria: Fillimisht u intervistuan komisionerët, më pas priten edhe kandidatët

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, Luan Ibrahimi, ka deklaruar se operacioni i zhvilluar në Prizren është ndër më të mëdhenjtë që ka realizuar Policia e Kosovës.

Ai tha se, pas grumbullimit të informatave për keqpërdorime dhe sigurimit të autorizimeve nga Prokuroria Themelore në Prizren, policia është përballur edhe me vështirësi operative, por sipas tij angazhimi i koordinuar ka dhënë rezultat.

“Jemi përgatitur dhe mobilizuar në koordinim me Prokurorinë, drejtorinë rajonale dhe strukturat përkatëse, dhe kemi arritur qëllimin: të parandalojmë dhe të arrestojmë persona që dyshohet se kanë keqpërdorur procesin e votimit – përmes ndikimit, kërcënimeve apo ryshfetit – në lidhje me zgjedhjet e fundit”, tha Ibrahimi.

Ndërkohë, lidhur me pyetjen nëse janë intervistuar kandidatë për deputetë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, bëri të ditur se deri tani janë dëgjuar kryesisht komisionerë dhe persona të dyshuar për keqpërdorime të drejtpërdrejta me vota. Ai shtoi se edhe kandidatët për deputetë do të ftohen për t’u dëgjuar në kuadër të hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Në Gaza, njerëzit kërkojnë në mbeturina për të gjetur çfarë të djegin për t’u ngrohur

Next Story

Protesta e PD-së, nesër bllokohen disa rrugë të Tiranës

Latest from Blog

Go toTop