06.03.2026
1 min read

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran: sulme të reja në Teheran, Bejrut dhe Izrael

Banorët në Teheran thonë se “nata e kaluar ishte më e rënda deri më tani”, ndërsa rajoni po përballet me një valë të re sulmesh dhe reagimesh ushtarake.

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit është përshkallëzuar edhe më tej në ditën e shtatë të përballjes, me sulme të reja ajrore, deklarata të forta nga zyrtarët amerikanë dhe tensione në rritje në të gjithë rajonin.

Sipas raportimeve, banorë të Teheranit, kanë thënë për BBC Persian se nata e kaluar ka qenë “më e rënda deri më tani”, pasi Izraeli ka ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit.

Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë zhvilluar një “valë sulmesh në shkallë të gjerë” në Bejrut, kryeqytetin e Libanit. Civilë në terren kanë shprehur frikën e tyre për situatën, duke deklaruar se ndihen të pasigurt përballë sulmeve të vazhdueshme.

Ndërkohë, edhe Irani ka lëshuar sulme të reja ndaj Izraelit, sipas IDF-së, teksa Arabia Saudite, Katari dhe Bahreini kanë njoftuar se kanë interceptuar sulme gjatë natës.

Situata është tensionuar edhe më shumë pas deklaratës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili ka thënë se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit pritet të “intensifikohen ndjeshëm”. Ai ka shtuar se qasja në bazën britanike Diego Garcia do t’i ndihmonte Uashingtonit të rrisë më tej operacionet ushtarake.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk po shqyrton dërgimin e trupave tokësore në Iran, duke e cilësuar një veprim të tillë si “humbje kohe”. Ai është shprehur gjithashtu se Teherani “ka humbur gjithçka që mund të humbiste”.

Mes zhvillimeve të fundit, avioni i parë i kontraktuar nga Mbretëria e Bashkuar për kthimin e qytetarëve nga Lindja e Mesme ka mbërritur në aeroportin Stansted.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Shkollat në Ferizaj me mungesë kuadrosh: drejtori detyrohet të mbajë Fizikën pa kualifikim

Next Story

Irani po krijon konfuzion duke përdororur dronë të lirë për të destabilizuar Lindjen e Mesme

Latest from Blog

Go toTop