September 1, 2025
1 min read

Kurti uron fillimin e vitit të ri shkollor: Dashuria e mësuesve është po aq e rëndësishme sa ajo e prindërve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar nxënësit e klasës së parë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ku mësimdhënësja Drita Bashota priti gjeneratën e re të vogëlushëve.

Ky vit shkollor shënon fillimin e rrugëtimit arsimor për afër 25 mijë fëmijë në nivel vendi, të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore dhe nisin miqësitë e para me bashkëmoshatarët e tyre.

“Uroj që ky rrugëtim të jetë i suksesshëm për secilin fëmijë. Inkurajoj të gjithë mësimdhënësit që të jenë sa më afër nxënësve, sepse në moshat e hershme dashuria e mësuesit është jo më pak e vlefshme sesa ajo e prindërve”, tha Kurti.

Ai theksoi se dashamirësia dhe kujdesi i treguar nga mësuesit bëhen faktorë të rëndësishëm në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

OVL e UÇK-së: Të shkarkohet Dimal Basha, kërkimfalja nuk mjafton

Next Story

OVL-UÇK nuk pranon kërkimfaljen e Dimal Bashës: Qëndrimi ynë mbetet i qartë

Latest from Blog

Go toTop