Një burrë 64-vjeçar, i cili punonte si punëtor teknik në një shkollë fillore në Ferizaj, është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një rast të sulmit seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 11 mars 2026. Megjithatë, rasti nuk ishte përfshirë në raportet ditore të Policisë të publikuara më 12 dhe 13 mars.
Në një përgjigje për media, Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se viktima e dyshuar është një e mitur 10-vjeçare dhe se i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejshme hetimore.
“Me datën 12.03.2026 i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë. Hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë ende në zhvillim