20.03.2026
1 min read

Ekskluzive:Këta janë të përfshirët në rrahjen dhe kanosjen me armë në Ferizaj

Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në incidentin e rëndë që ndodhi në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku pati përleshje fizike dhe kanosje me armë zjarri.

Të dyshuarit në këtë rast janë: Valon Prekadini, rreth 22-vjeçar, Rinor Hasan, rreth 23-vjeçar, Zeqir Hasani, rreth 68-vjeçar, Skender Hasani, rreth 58-vjeçar dhe Orges Hasani, rreth 21-vjeçar.

Ndërsa viktimë e rastit është: A.P., rreth 27-vjeçar.

Sipas hetimeve, konflikti nisi si një mosmarrëveshje verbale, për të eskaluar në përleshje fizike dhe më pas në kanosje me armë zjarri, ku arma dyshohet se është përdorur nga Orges Hasani.

Policia, gjatë ndërhyrjes, ka sekuestruar një armë zjarri “Zastava” me karikator, katër fishekë dhe një armë të imituar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Orges Hasani është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të tjerëve rasti procedohet në përputhje me ligjin.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kompania ndërtuese “Macropus” në Ferizaj dëmton dhe uzurpon një pjesë të rrugës së asfaltuar, Inspektorati Komunal hesht!

Latest from Blog

Go toTop