12.02.2026
1 min read

Avokati i Kadri Veselit thotë se, Veseli nuk ka qenë ne Kosovë gjatë asaj periudhe

Ekipi mbrojtës i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli pritet ta vazhdojë edhe sot paraqitjen e fjalës përmbyllëse në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjatë ditës së djeshme, avokati Rodney Dixon deklaroi para trupit gjykues se nuk ekziston asnjë provë që dëshmon se Veseli ka kryer krime lufte. Ai theksoi po ashtu se Veseli, për një periudhë të gjatë kohore, nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë.

Sipas Dixon, Veseli përmendet mbi 260 herë në dosjen përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, por, siç tha ai, në asnjë rast nuk argumentohet se klienti i tij ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Veselit kanë nisur pasi përfunduan deklaratat përmbyllëse të ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi. Avokati Lluka Mishetiq deklaroi se është koha që Thaçi të lirohet dhe të kthehet pranë familjes, ndërsa kërkesën e Prokurorisë për dënim me nga 45 vjet burgim për katërshen e UÇK-së e quajti parashtrim joserioz.

Kritika ndaj ZPS-së shprehu edhe avokati Pierre Richard Prosper, lidhur me vlerësimin e Prokurorisë për dëshmitarët ndërkombëtarë, duke thënë se Prokuroria ka pretenduar se shtatë dëshmitarët e mbrojtjes nuk kishin njohuri të thella dhe as nuk e njihnin strukturën e UÇK-së.

Fjalët përfundimtare në këtë proces, i cilësuar si më i madhi në Dhomat e Specializuara, kanë nisur të hënën me paraqitjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Kjo fazë shënon momentin e fundit kur palët i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me akuza të ngritura nga ZPS-ja, të cilat i kanë cilësuar të pabazuara. Mbrojtja i ka kundërshtuar akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ka nisur më 3 prill 2023, ndërsa ish-krerët e UÇK-së mbahen në paraburgim në Hagë që nga konfirmimi i aktakuzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Propozohet kabineti qeverisës

Next Story

Rasti Sekiraqa, detaje nga aktakuza për incidentin në lokalin “From”, në Prishtinë: armë, maska dhe vetura me targa të vjedhura

Latest from Blog

Go toTop