Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka nisur një operacion në rajonin e Prizrenit në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Si rezultat i këtij aksioni, është arrestuar një person nën dyshimin për manipulim votash.