25.02.2026
1 min read

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen për marrje ryshfeti 400 euro

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Ferizaj nën dyshimin për marrje ryshfeti, pasi dyshohet se kanë pranuar 400 euro me arsyetimin se do ta përshpejtonin një procedurë.

Sipas njoftimit të policisë, pas veprimeve operative janë siguruar prova të mjaftueshme se të dyshuarit, të identifikuar me inicialet M/K, kanë marrë shumën prej 400 euro në zyrën e tyre, ku edhe janë gjetur dhe sekuestruar paratë gjatë ndërhyrjes së policisë.

Lidhur me rastin, në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar të dyshuarit, ndërsa atyre u ngarkohet vepra penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”. Pas intervistimit, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kurti: Ose të gjejmë një emër të përveçëm për president, ose partitë të merren vesh mes vete

Next Story

16 vite burg për të akuzuarin që sulmoi seksualisht të miturit në Ferizaj

Latest from Blog

Go toTop