Njësia për Krime Ekonomike, me urdhër të Prokurorisë Speciale, në kuadër të zgjerimit të hetimeve, ka arrestuar sot edhe një person në Ferizaj.
I arrestuari është Ragip Zejna, pronar i kompanisë “Dielli Construction”, i cili dyshohet për përfshirje në keqpërdorime në kompaninë publike“Eko Regjion” në Prizren.
Sipas informatave, i njëjti ka fituar tenderin për servisimin e kompaninëve edhe në kompaninë publike KRM “Pastrërtia” në Ferizaj. Hetimet janë në zhvillim dhe priten veprime të tjera procedurale nga organet e drejtësisë.
Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, personi i dyshuar konsiderohet i pafajshëm.