12.01.2026
1 min read

Mbi 500 viktima në iran, ndërsa Irani paralajmëron kundër sulmin ne qoftë se sulmohen nga SHBA

Aktivistët flasin për qindra viktima dhe mijëra të arrestuar; trump thotë se teherani “do të negociojë”, por se SHBA po shqyrton “opsione shumë të forta”.


Yahoo News thotë se, irani ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse sulmohet nga shtetet e bashkuara, teksa protestat e dy javëve të fundit po shoqërohen me një shtypje të ashpër nga autoritetet. sipas burimeve të bbc dhe aktivistëve, numri i të vrarëve është rritur ndjeshëm, ndërsa nga teherani raportohet për përdorim të municionit të vërtetë ndaj protestuesve. 

Reuters raporton, se agjencia amerikane e aktivistëve të të drejtave të njeriut (hrana) thotë se ka verifikuar mbi 500 viktima në rang vendi, përfshirë rreth 490 protestues dhe 48 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa mbi 10,600 persona raportohet të jenë arrestuar. shifrat nuk janë publikuar nga autoritetet iraniane dhe nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur për shkak të kufizimeve të informacionit dhe ndërprerjeve të internetit.

Në këtë klimë tensioni, presidenti amerikan donald trump deklaroi se udhëheqës iranianë e kanë kontaktuar dhe “duan të negociojnë”, por shtoi se uashingtoni mund të detyrohet të veprojë “para një takimi”. ai tha se administrata po shqyrton “opsione shumë të forta”, ndërsa sipas raportimeve, është informuar edhe për alternativa që përfshijnë goditje ushtarake dhe operacione kibernetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA-të nuk do ta marrin Groenlandën me forcë, thotë ish-ambasadori britanik

Next Story

Anulohet seanca për rastin “51 milionëshi”

Latest from Blog

Go toTop