December 3, 2025
1 min read

Mark Rutte: “Duhet ta forcojmë Ukrainën ndërsa vazhdojnë bisedimet për paqe”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se është thelbësore që Ukraina të jetë në pozitën më të fortë të mundshme gjatë kohës që vijojnë bisedimet për paqen. Në nisje të takimit të ministrave të jashtëm të Aleancës në Bruksel, ai theksoi se paqja është e mirëpritur, por mbështetja ndaj Ukrainës duhet të vazhdojë pa asnjë hezitim.

Rutte bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio, dhe ekipin e tij, duke koordinuar hapat e përbashkët për sigurinë e Ukrainës.

“Duhet të sigurohemi që Ukraina të mbetet sa më e fortë. Bisedimet e paqes po vazhdojnë dhe kjo është pozitive, por nuk e dimë se kur do të përfundojnë. Është e rëndësishme që Ukraina të ketë forcën e nevojshme për t’u mbrojtur dhe për të hyrë në tryezën e bisedimeve me avantazh,” tha Rutte.

Ai theksoi se presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojë në dy drejtime: përmes furnizimit të pandërprerë të armëve për Ukrainën dhe përmes mbajtjes efektive të sanksioneve ekonomike.

Rutte vuri në dukje se SHBA-të po dërgojnë pajisjet kyçe për ushtrinë ukrainase, ndërsa Kanadaja dhe vendet evropiane po mbulojnë kostot dhe po kontribuojnë me ndihmë të drejtpërdrejtë. “Kjo tregon unitetin e Aleancës,” tha ai.

Sipas tij, bashkimi i mbështetjes ushtarake dhe ekonomikë është mënyra më e mirë për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe për të siguruar që procesi i paqes të prodhojë rezultate reale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Alban Krasniqi kritikon ambasadorët: “Shqetësimi i vërtetë është ngulfatja e të drejtës demokratike nga Lista Serbe”

Next Story

Trump: “Nuk jap asnjë ndihmë financiare për Kievin – lufta në Ukrainë është një rrëmujë”

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop