November 29, 2025
1 min read

Italia prezanton “Kupolën Michelangelo”: Mburoja e re inteligjente që synon të mbrojë qytetet dhe infrastrukturën kritike të Europës

AI, Machine learning, Hands of robot and human touching on big data network connection background, Science and artificial intelligence technology, innovation and futuristic.

Kompania italiane e mbrojtjes “Leonardo” ka prezantuar një projekt inovativ: një mburojë të avancuar mbrojtëse të fuqizuar nga inteligjenca artificiale (AI), e quajtur “Kupola Michelangelo”, e cila synon mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës kritike europiane në një periudhë me tensione të rritura gjeopolitike.

Sipas kompanisë, kjo kupolë është krijuar për të siguruar nivel të lartë mbrojtjeje ndaj infrastrukturës kritike, zonave urbane të ndjeshme dhe aseteve me rëndësi kombëtare dhe strategjike për Evropën. Projekti pritet të jetë plotësisht funksional deri në fund të kësaj dekade, raportoi CNBC.

Çfarë e bën të veçantë këtë sistem?

“Kupola Michelangelo” integrohet me sensorë të gjeneratës së ardhshme në tokë, det, ajër dhe hapësirë, së bashku me mekanizma të avancuar të mbrojtjes kibernetike dhe sisteme komanduese të mbështetura nga AI. Kjo krijon një “ombrellë sigurie” që mund të zbulojë, ndjekë dhe neutralizojë një gamë të gjerë kërcënimesh – nga raketat hipersonike, dronët dhe sulmet detare e nënujore, deri tek ofensivat tokësore të armikut, madje edhe gjatë sulmeve të koordinuara në shkallë të gjerë.

Sistemi mbështetet gjithashtu në algoritma parashikues dhe shumë sensorë të kombinuar për të identifikuar aktivitetet armiqësore përpara se ato të ndodhin, duke zgjedhur automatikisht kundërmasat më efektive.

Konteksti europian

Shpenzimet për mbrojtje në Evropë janë rritur ndjeshëm pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për reduktimin e mbështetjes financiare ndaj NATO-s.

Po ashtu, pas pushtimit rus të Ukrainës, Evropa nisi në tetor 2022 Nismën e Mbrojtjes Ajrore (ESSI) për të forcuar mbrojtjen ajrore të kontinentit. Ende nuk dihet nëse “Kupola Michelangelo” do të bëhet pjesë e këtij programi të rëndësishëm.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Automjeti më i shpejtë elektrik në botë vjen nga Japonia

Next Story

BE dënon shkeljet ruse në Moldavi: “Rrezikojnë trafikun civil dhe janë të papranueshme”

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop