Gjermania pritet të ofrojë subvencione për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për blerjen e veturave të reja elektrike, në përpjekje për të rritur shitjet që kanë rënë dhe për të mbështetur një nga industrinë kryesore të vendit, raportoi të premten gazeta Bild, duke iu referuar Ministrisë së Mjedisit.
Sipas raportimit, qeveria po planifikon që mbështetja financiare të jetë nga 1,500 deri në 6,000 euro, që përkthehet përafërsisht deri në rreth 7,000 dollarë, ndërsa në raport nuk përmendet ndonjë kusht që subvencioni të lidhet me prodhim vendor.
Bild shkruan se aplikimet do të mund të dorëzohen edhe në mënyrë retroaktive për regjistrimet e reja që nga 1 janari, ndërsa platforma online për aplikim pritet të hapet gjatë muajit maj.
Ministri i Mjedisit, Carsten Schneider, është cituar të ketë deklaruar se fondet janë të mjaftueshme për rreth 800 mijë automjete në tre deri në katër vitet e ardhshme.
Ndërkohë, Ministria e Mjedisit nuk pranoi të komentojë raportimin e Bild. Schneider pritej të mbante një konferencë për media të premten, ku do të prezantojë detajet e planit.
Burimi: Reuters (përmes raportimit të Bild).